Telegrafi Sport i zgjedh më të mirët e vitit 2025 në Superligën e Kosovës

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2025. Gjatë vitit 2025, futbolli ynë shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm. Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Drita, që fitoi titullin e tretë me radhë si dhe siguroi play-offin e Ligës së Konferencës. Më të mirët për vitin 2025 së bashku me redaksinë e sportit të Telegrafi Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2025 në ligën elitare të Kosovës, por edhe atë të femrave. Arb Manaj, sulmuesi i Dritës është emëruar futbollisti më i mirë i vitit nga redaksia e Telegrafit, si dhe e ka fituar çmimin “Lojtari i preferuar i lexuesve”. Pas paraqitjeve të mrekullueshme, Telegrafi ndau çmime edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Faton Maloku (Drita), Egzon Bejtullai (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Sead Jarovic (Gjilani) morën këto çmime. Ndërsa, Zekirija Ramadani e fitoi çmimin trajneri më i mirë i vitit. Më të mirët e vitit në futbollin e Kosovës për vitin 2025 Arb Manaj – Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve të Telegrafi Sport Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës. Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë. Përpos kësaj, Manaj e fitoi edhe çmimin “I preferuari i lexuesve”, pasi mori plot 13 mijë e 582 vota nga 30 mijë gjithsej. Garë t’i ashpër i bëri vetëm braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijë vota. Arb Manaj dhe Lavdim Pireva Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Faton Maloku – Portieri më i mirë i vitit Portieri i Dritës Faton Maloku në vitin 2025 ishte ndër lojtarët kyç për suksesin e jashtëzakonshëm që kaloi skuadra gjilanase. Me prite vendimtare, ai ndihmoi klubin ta fitojë titullin si dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori. Faton Maloku dhe gazetari Romak Zeqiri Foto: Ridvan Slivova/ Telegrafi Egzon Bejtullai – Mbrojtësi më i mirë i vitit Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2025. Ylli i Dritës ishte i jashtëzakonshëm këtë vit, për ta ndihmuar klubin gjilanas që ta fitojë titullin kampion. Bejtullai ka qenë një “Mur i pakalueshëm”, ku zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesë asistime. Gazetari Bardh Maxhuni dhe Egzon Bejtullai Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit Mesfushori i Dritës Albert Dabiqaj mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar, ku zhvilloi një tjetër sezon fantastik. Këtë edicion për “Intelektualët”, “Dabi” zhvilloi plot 51 paraqitje, ku kontribuoi me shtatë gola e dy asistime në proces. Menaxherja e shitjes n\u00eb Telegrafi, Vlorentina Hasanaj dhe\u00a0Albert Dabiqaj Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Senad Jarovic – Sulmuesi më i mirë i vitit 2025 Pas një “shpërthimi” te Gjilani, Senad Jarovic e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2025. Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve. P\u00ebrgjegj\u00ebsja p\u00ebr PR dhe Evente, Alisa Buzhala dhe Senad Jarovic Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/ KF Drita – Klubi më i mirë i vitit 2025 Siç pritej, kampioni Drita e ka fituar titullin “Klubi më i mirë i vitit 2025”, pasi e fitoi titullin kampion. Përpos titullit, Drita e bëri të gjithë Kosovën krenar duke siguruar një vend edhe në play-offin e Ligës së Konferencës. KF Drita, "Klubi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport telegrafi.com Arianit Hasani – Talenti i vitit 2025 Mesfushori Arianit Hasani ka fituar çmimin “Talenti i vitit 2025” pasi zhvilloi paraqitje të vazhdueshme pozitive për Llapin si dhe Kosovën U21. Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime. Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025" dhe Producenti i podcastit "Arena e Yjeve, Pjetër Monreca Foto: Ridvan Slivova Aurona Racaj – Futbollistja e Vitit 2025 Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës. Me plot 30 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, Racaj e dëshmoi se ka qenë “ylli i Dukagjinit”. Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi telegrafi.com Zekirija Ramadani – Trajneri i vitit “Ariktekti” i suksesit të Dritës, Zekirija Ramadani është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Ai drejtoi skuadrën për ta rikthyer titullin në Gjilan pas katër vitesh, ndërsa ishte edhe pikërisht titulli i katërt personal për të. Zekirija Ramadani, "Trajneri i vitit 2025" Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi Përpos suksesit në Kosovë, Ramadani gjithashtu udhëhoqi me sukses ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës, ku edhe siguruan play-offin./ Telegrafi