Labi kërkon falje pas deklaratës për vetëvrasje që e bëri ndaj Klodit dhe Londrimit

Ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 që ndodhën disa ditë më parë, u diskutuan gjatë spektaklit Prime, duke shkaktuar reagime të forta tek publiku dhe brenda shtëpisë. Banori Labinot Rexha (Labi) bëri komente të ndjeshme ndaj banorëve Klodi dhe Londrimi, që u interpretuan si referenca për vetëvrasje. Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për ato që kishte thënë dhe kërkoi falje publike. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) “Jam mysliman, Klodi ka bërë gabim fatal duke më sjellë alkool, duke pasur parasysh që ne shqiptarët kemi respekt ndërfetar. Është e manipuluar nga Kushtrimi dhe Sasa, duke pasur parasysh që ne kurrsesi nuk i kemi imponuar dikë për ta promovuar alkoolin pasi unë nuk e përdora”, u shpreh ai. Tutje tha: “Nuk kam qenë i vetëdijshëm çka kam thënë dhe kërkoj falje publike”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) E në anën tjetër, Klodi i hodhi pije energjike në fytyrë këngëtarit, një gjëst që u dënua po ashtu nga të gjithë. Në shtëpinë e famshme po vazhdojnë të rriten tensionet dita-ditës e të ketë situata të pazakonta. /Telegrafi/