E tradhtoi dhe e sulmoi fizikisht - Sasa Hoda rrëfen për lidhjen 10 vjeçare

Sasa Hoda ka bërë një rrëfim prekës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo ka folur për lidhjen toksike që ka pasur me ish-partnerin e saj për dhjetë vite me radhë. E njëjta ka folur për sakrificat që ka bërë për të, ndonëse nuk iu kthye me të njëjtën monedhë. Foto: Instagram Sasa zbulon se u tortorua nga ai, e kishte tradhtuar e madje edhe e sulmoi fizikisht. Tani thotë se është e lumtur që e ka kaluar këtë periudhë dhe se ka kuptuar shumë nga kjo marrëdhënie. Komente pozitive për forcën dhe gjithë këtë mori edhe nga opinionistet e këtij edicioni, duke e përgëzuar për gruan që është. Sidoqoftë, Sasa tregon se ka vazhduar jetën dhe se tani është e lumtur që e kaloi gjithë këtë dramë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)