Këmbësorët në Christchurch, Zelanda e Re, mbetën pa fjalë nga një sërë tabelash në dukje zyrtare me mesazhe që përfshinin: "Kjo zonë është pak e pushtuar nga fantazmat, por e menaxhueshme". Tabelat, të vendosura në vende të ndryshme rreth qytetit, fillimisht duken si postime zyrtare nga këshilli lokal i qytetit, por një shqyrtim më i afërt zbulon fjalët "Konfuzion i qytetit të Christchurch" në fund në vend të "Këshillit të Qytetit të Christchurch". Një nga tabelat thjesht shkruan: "Mos". Një tjetër, e vendosur jashtë një ndërtese të braktisur, thotë: "Kjo zonë është pak e pushtuar nga fantazmat, por e menaxhueshme". View this post on Instagram A post shared by CAMERON HUNT (@cameronhunt__) Një tabelë që shkaktoi shqetësim tek këmbësorët paralajmëron: "Limiti i shpejtësisë në këmbë 2.83 km/orë". Tabelat u krijuan nga artisti Cameron Hunt si pjesë e Festivalit të Artit të Rrugës së Vogël. "Ideja ishte të bëheshin tabela që dukeshin zyrtare, por me mesazhe krejtësisht absurde, duke krijuar kështu momente konfuzioni, të ndjekura nga shpërthime të vogla gëzimi", tha Hunt për Guardian. Hunt tha se qëllimi i artit është t'i bëjë njerëzit të vënë re dhe të marrin në konsideratë mjedisin përreth. "Më pëlqen të shikoj reagimet e njerëzve, ose qeshin menjëherë, ose krijohet pak konfuzion", tha ai. /Telegrafi/