Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër - i kërkon të largohet edhe nga Big Brother

Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i dhënë një mesazh vajzës së saj. Ajo nuk e ka pranuar raportin që Benita ka pasur me Toney, duke e shprehur mendimin e saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë. “E di sa e vlefshme je ti, çfarë karakteri ke, lidhje me askënd, jashtë nuk ka lidhje brenda kurrsesi hiç”, tha ajo. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Nëna e Benitës shtoi se loja e vajzës nuk i ka pëlqyer aspak dhe e inkurajoi të dalë e vetme nga formati. “Atë lojën që e ke bërë nuk na ka pëlqyer hiç. Vet ke hyrë, vet do të dalësh”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ajo gjithashtu i tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kërkoi që të largohet nga ky format. “Kam qenë shumë e sëmurë me hipertension, kam nevojë shumë për ty. Kjo do të vendos nëse rrugëtimi do t’i ndalet”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Sidoqoftë, ia ka lënë në dorë Benitës të vendos nëse do të tërhiqet nga gara. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)