Produksioni bëri të ditur se qëndrimi jashtë shtëpisë ka pasoja të drejtpërdrejta: Toney do të qëndrojë automatikisht në nominime derisa të eliminohet. Kjo nënkupton se emri i tij do të jetë gjithmonë në listën e banorëve të nominuar çdo javë, pa mundësi shpëtimi. Rikthimi i Toney me këtë në nominime e vendos atë në një situatë të vështirë, duke e bërë secilën javë një sfidë të madhe për të qëndrimin në lojë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Ndërkaq për t’u kthyer në shtëpi Toney vendosën Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha. Një pjesë e konkurrentëve të tjerë nuk pranuan që ai të kthehej pasi ka qenë i eliminuar nga publiku. Ata hoqën 20 mijë euro nga çmimi i madh, i cili aktualisht ka rënë në 173 mijë. Pritet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë tani e tutje loja e Toneyt. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)