Kamberi: Sistemet digjitale për pyjet rrisin transparencën dhe monitorimin në Kosovë

Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi - FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i pestë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”. Përdorimi i sistemeve digjitale për menaxhimin e pyjeve ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, përmirësimin e monitorimit dhe forcimin e qeverisjes mjedisore në Kosovë. - YouTube www.youtube.com Nexhmije Kamberi, Zyrtare për biodiversitet në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tha se këto sisteme mundësojnë monitorim në kohë reale përmes imazheve satelitore dhe GIS-it. “Sistemet digjitale lehtësojnë koordinimin institucional, rrisin transparencën dhe mundësojnë qasje në të dhëna të verifikuara,” tha Kamberi shkruan Telegrafi. Ajo theksoi se digjitalizimi ndihmon edhe në harmonizimin e legjislacionit pyjor me standardet evropiane dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ajo theksoi se teknologjia mundëson monitorim më efikas të gjendjes së pyjeve. Kamberi: Pyjet në zonat e mbrojtura kanë biodiversitet të pasur, por gjendja e tyre mbetet sfiduese “Monitorimi përmes imazheve satelitore dhe GIS-it mundëson analiza në kohë reale mbi ndryshimet e mbulesës pyjore,” u shpreh ajo. Ky podcast është pjesë e serisë së podcasteve të programit “ Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO . Video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Suedisë. Përmbajtja e saj nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Suedisë./Telegrafi/.