Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira, pasdite do të ketë rënie të mjegullave. Gjatë natës pritet të ketë reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 3, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri 12 gradë celsius. Nga dita e mërkurë moti pritet të jetë me reshje të shiut./Telegrafi/