Komuna e Istogut njofton qytetarët për pagesën e Tatimit në Pronë

Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Sektori i Tatimit në Pronë, ka bërë të ditur se po afrohet afati për përfundimin e vitit fiskal 2025 dhe njëkohësisht afati ligjor për pagesën e Tatimit në Pronë. Në njoftimin zyrtar të datës 22.12.2025, Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që obligimet e tyre për Tatimin në Pronë t’i përmbushin brenda afatit të përcaktuar me ligj, me qëllim të shmangies së gjobave dhe interesit për vonesë, të cilat llogariten për çdo muaj vonesë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për informata më të detajuara lidhur me shumën e saktë të tatimit, si dhe për çdo paqartësi apo informacion shtesë, qytetarët mund t’i drejtohen Sektorit të Tatimit në Pronë, në objektin e Komunës së Istogut, Zyra nr. 109, gjatë orarit zyrtar të punës. Nga Komuna e Istogut shprehin mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve dhe për përmbushjen me kohë të obligimeve ligjore, duke theksuar rëndësinë e këtyre pagesave për funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve komunale. / Telegrafi /