Një person është arrestuar për veprën penale “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar-rrëmbim”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 24-25.01.2021, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin. “Prishtinë 24-25.01.2021 – NN. Lidhur me rastin, më 22.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/