Deklaroi rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi që kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:40, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 22.12.2025-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte deklaruar rrejshëm që zyrtarë të ARBK-së i kishin kërkuar ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/