Është marrë vendimi nga Sekretariati i Etikës për deputetët PD-së, pasi përplasjeve dhe ndezjeve të flakadanëve në seancën e fundit parlamentare. Kaosi në Kuvend, merr vendimin Sekretariatin i Etikës për deputetët e PD-së Gjashtë deputetët e përjashtuar me nga 30 ditë janë: Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti. Deputetëve të tjerë u është tërhequr vëmendja. Kaos, dhunë dhe flakadanë: Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare Ndryshe, seanca e së enjtes plenare në vend u shoqërua me dhunë dhe tensione të ashpra, të shkaktuara nga opozita, e cila pati përplasje fizike me Gardën. Flakadanët dhe tymueset u rikthyen sërish në Kuvend, teksa opozita akuzoi maxhorancën pas kërkesës së SPAK-ut për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. /Euronews/