Muhaxhiri: Në 99.9 përqind të vendimeve, Osmani mban anën e Vetëvendosjes sepse synon një mandat tjetër

Analisti politik Artan Muhaxhiri vlerëson se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mban anën e Vetëvendosjes në 99.9 përqind të vendimeve, gjë që, thotë ai, është e kuptueshme sepse ajo synon një mandat tjetër dhe e di se pa mbështetjen e Kryeministrit Aljbin Kurti, nuk ka asnjë shans.