Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4. Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha. Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit. Foto: Instagram “Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale", u shpreh ai. Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës. Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4. Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika. /Telegrafi/