“Lista e bardhë mund të bëhet e zezë”, Rama replikë me ndërtuesin: Po bëj 20 vite e kusur që merrem me racën tuaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit, ku u përfshi në një debat me një ndërtues. Një nga ndërtuesit kërkoi përfshirjen në Paqen Fiskale, mirëpo kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë ‘Çfarë mbështetje doni ju? Jen i sektori më me fitim dhe që shfrytëzon më shumë punëtorët’, raporton Tch. “Lista e Bardhë… është çështje që varet si shihet, se mund të nxihen. Kam 20 vite e kusur që merrem ne racën tuaj dhe di mënyrën se si funksioni. I tregoni projektet kur fillojnë paguajnë dhe kur i sheh thua sa bukur, nuk meriton askush që të surprizohen. Tani mos ta nximë, të mos nxijmë gjë ne. Ju duhet të ngrinin nivelin dhe fajin mos e kërkoni te pasqyra, por te fytyra. S’ka askush asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që i paguajnë, nuk është një kafe që s’ka cilësinë e mirë. Është një gjë që e vendos në mes dhe ngelet aty për 100 vjet. Ty s’të është dhënë e drejta të ndërtosh diçka të shëmtuar, ca taksirati kanë fëmijët të shohin një shëmtirë aty? Janë impakte që ka ndërtimi dhe arkitektura. Keni parë ju ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj, që nga katrahura në Golem. Tani merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën atje një kafaz pëllumbash. Kështu që nuk jam unë problem, ndoshta s’je dhe ti problem. Mos të futem pastaj të shohim ndërtimet e tuaja, por kam frikë se të dalin atje gjysmagjel. Paqe me ndërtuesit nuk ka, paqe të gjithë po. Më keni mbrapa këmba këmbës. Jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri, ç’mbështetje kërkoni duhet të na mbështetni ju neve, jo ne juve. Jeni sektori që shfrytëzon më shumë punëtorët në Shqipëri. Tani keni filluar ta kuptoni se do mbeteni pa punëtorë. S’është kaq demokratike kjo, fol ti e fol unë. Bëni gjërat që keni për të bërë dhe mos kërkoni gjëra të tjera fare, kërkoni vetëm të mos jeni në listën e zezë”, tha Rama. /tch/