Zendaya dhe Tom Holland shfaqen rrallë së bashku gjatë një shëtitjeje të qetë në Richmond Park

Zendaya dhe i fejuari i saj, Tom Holland, u panë duke bërë një shëtitje të qetë me qentë e tyre në Richmond Park, ndërsa përgatiten të kalojnë Krishtlindjet me familjen e Tomit. Çifti 29-vjeçar u shfaq me pamje të thjeshta dhe u shoqërua nga dy anëtarë të stafit të Dog Protection dhe qeni i tyre miniaturë, Noon. Vitin e kaluar, Zendaya dhe Tom festuan fejesën e tyre në SHBA me familjen e aktores, ndërsa këtë vit do ta kalojnë Krishtlindjen me babain e Tomit, komedianin Dominic, nënën fotografe Nicola dhe vëllezërit e tij, shkruan DailyMail. Zendaya kishte veshur një pallto trençi, shall dhe xhinse, ndërsa Tom një pallto të zezë të mbushur dhe kapuç. Përveç jetës private, çifti do të ndajë ekranin për herë të katërt në projektin më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”, pas tre filmave të Spider-Man ku luajtën role të dashuruarish. Tom do të interpretojë Telemakun, djalin e Odiseut, ndërsa Matt Damon do të luajë Odiseun. Roli i Zendayas ende nuk është zbuluar, por ajo u pa duke xhiruar në ishullin Favignana, e veshur me një fustan grek pa mëngë. /Telegrafi/