Waymo, kompania që udhëheq garën e robotaksive në SHBA, u përball me një dështim të dukshëm pas një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike në San Francisko. Zjarri në një nënstacion të PG&E la pa energji deri në 130 mijë konsumatorë, duke nxjerrë jashtë funksionit semaforët dhe duke shkaktuar kaos në trafik. Gjatë kësaj kohe, disa automjete autonome të Waymo u panë të ndaluara në mes të rrugës për orë të tëra, duke bllokuar qarkullimin, përcjell Telegrafi. Waymo's self-driving cars were put on pause by the company on Saturday in San Francisco after the autonomous vehicles were baffled by the lack of traffic signals due to a widespread power outage in the city. https://t.co/t6NgkBCTe7 pic.twitter.com/cXoK0yuvTw — ABC News (@ABC) December 21, 2025 Banorët raportuan se robotaksitë “thjesht ndalonin pa asnjë reagim”. Waymo pranoi se shkalla e ndërprerjes e mbingarkoi logjikën e sistemit, i cili nuk arriti të menaxhonte situatën si një ndalesë katërkahëshe. Si pasojë, kompania pezulloi përkohësisht shërbimin dhe tërhoqi automjetet në parking. Ndërkohë, Elon Musk pretendoi se robotaksitë e Tesla-s nuk u prekën nga situata, por këto automjete ende operojnë me shofer njerëzor dhe nuk janë plotësisht autonome. / Telegrafi /