Fotografi dhe eksploruesi kroat Alen Bankoviq ka vizituar hotelin e braktisur Kurhaus Sand në rajonin Schwarzwald të Gjermanisë, duke ndarë përvojën e tij përmes një videoje në YouTube. Objekti, i vendosur pranë rrugës turistike Schwarzwaldhochstraße, është i mbyllur prej vitesh, por brendësia e tij ka mbetur pothuajse e paprekur. Hoteli pushoi së funksionuari rregullisht në vitin 1994 dhe u mbyll përfundimisht në vitin 2005. - YouTube www.youtube.com Brenda tij, Bankoviq gjeti tavolina të shtruara, enë të lëna pas dhe sende personale të mbuluara nga pluhuri, sikur koha të ishte ndalur. Veçanërisht prekëse ishte dhoma e gjumit e pronarit, me rroba dhe objekte personale ende në atë vend. Sipas Bankoviq, Kurhaus Sand është më shumë se një rrënojë, pasi ruan gjurmët e jetës së dikurshme dhe shërben si një “kujtim kohe”. /Telegrafi/