Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45% nga 1 janari 2026, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për bllokun e dytë, KRRE njofton se rritja përfundimtare është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike, KRRE njoftoi se do të rritet me 2.50%. "63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet", njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Si rezultat i uljes së tarifës së rrjetit, shton Bislimoski, këto janë përqindjet për çmimin përfundimtar të energjisë elektrike. "Për një amvisëri që ka konsum vetëm në bllokun e parë prej 210 kilovat/orë, fatura mujore rritet me 57 denarë. Për amvisëritë me konsum në bllokun e parë dhe bllokun e dytë, fatura rritet me 70 denarë", shtoi Bislimovski. /Telegrafi/