Ky është momenti kur një varkë kanali u zhyt në një gropë 160 metra të gjerë që shkaktoi shembjen e kanalit. Dhjetëra njerëz u detyruan të evakuoheshin nga varkat e tyre në kanalin Llangollen në Whitchurch, Shropshire të Anglisë, kur shpella gjigante u hap rreth orës 4 të mëngjesit. Në një video të filmuar pak çaste më vonë, një varkë mund të shihet duke u përmbysur mbi buzë të gropës, me zhurmën e drurit që kërcet dhe thyhet ndërsa gëlltitet. Pamjet u filmuan nga Paul Smith-Storey, i cili drejton një kanal në YouTube të quajtur Narrowboat Life Unlocked. Varka e tij ishte ankoruar vetëm 20 metra larg gropës kur u zgjua nga zhurma të forta. Aty pranë, Bob Wood, 75 vjeç, ishte gjithashtu në gjumë kur varka e tij filloi të tërhiqej drejt kraterit. "Isha në varkë duke fjetur dhe mendova se duhej të shkoja në tualet, kështu që u ngrita dhe mendova po anojmë pak. Hapja derën e pasme për të parë pse po anonim dhe kuptova se nuk po binte fare shi dhe ishte uji që po rridhte poshtë varkës. U hodha në pjesën e pasme dhe zbrita nga dera, dhe ajo pjesë po binte poshtë në atë sekondë. Pjesa e pasme u ngrit tetë metra në ajër dhe unë u ula përmbys", kujtoi ai momentin. /Telegrafi/