Katër persona u lënduan, tre prej tyre në gjendje kritike, në një shpërthim hidrogjeni në vendin e Elkem Silicones në Saint-Fons, në jug të Lyon, të hënën pasdite. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 në një punishte eksperimentale në uzinën e prodhimit të materialeve të silikonit. Shpërthimi shkaktoi një zjarr në një ndërtesë prej 600 metrash katrorë, e cila u vu nën kontroll në fillim të mbrëmjes. Rreth 100 zjarrfikës dhe 30 automjete emergjence u dërguan për të shuar flakët. ALERTE - Explosion signalée sur le site Seveso seuil haut d'Elkem Silicones à Saint-Fons, près de Lyon. Au moins 4 personnes blessées, dont deux grièvement. Le plan ORSEC vient d’être déclenché, un périmètre de 1700 mètres autour de l'entreprise est mis en place et des routes… pic.twitter.com/LFSPBzNhVO — Infos Françaises (@InfosFrancaises) December 22, 2025 Të katër të plagosurit ishin punonjës të Elkem Silicones. Dy janë në gjendje kritike, ndërsa një i tretë pësoi lëndime të rënda, thanë autoritetet. Jean-Pierre Laurent, drejtori i vendit, tha se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga emetimi i hidrogjenit në një punishte eksperimentale ku pesë persona po punonin në atë kohë. Autoritetet aktivizuan planin e reagimit emergjent - duke prekur mbi 100,000 njerëz — duke i urdhëruar ata të strehoheshin brenda si masë paraprake. Një perimetër sigurie prej 1 kilometri u krijua rreth objektit. / Telegrafi /