Kryeminstri Albin Kurti ishte dje në Gadime dhe Sllovi të Lipjanit, ku u prit me entuziazëm nga dy fshatrat më të mëdha të kësaj komune. Me banorët dhe mërgimtarët e pranishëm, ai ndau zotimet e tij qeverisëse për mandatin e ardhshëm, të cilat garantojnë shtrirje të mirëqenies përmes rritjes së ekonomisë. Kryeministri tha se gjatë mandatit të tij, do të ndajë 1 miliard euro çdo vit për investime kapitale. Me buxhetin më të lartë ndonjëherë, prej 4 miliard eurosh, nuk do të mungojë as përkrahja për prodhuesit. 1 miliard euro për prodhimtari, përfshirë ata që riinvestojnë fitimin. Kurti tha se mbështetja për të rinjtë dhe studentët po zgjerohet përmes programit të mobilitetit.