Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Sparta Pragës, Albion Rrahmani është ndër emrat e përfolur, ndërsa West Ham United po shton kërkimin për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janar. Callum Wilson është aktualisht numri nëntë më i mirë në klub, por trajneri Nuno Espirito Santo nuk e ka nisur me sulmuesin anglez si titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit të “Çekanëve”. West Ham po i jep përparësi një sulmuesi të ri në javët e ardhshme, pasi aktualisht duket se janë të destinuar të bien nga Liga Premier këtë sezon. Is he the right choice? https://t.co/AD6CLdXlIH — Hammers News (@HammersDotNews) December 23, 2025 Sipas mediumit të afërt me klubin londinez thewesthamway.com , West Hami po kërkon ta sjell Rrahmanin në ‘London Stadium’ këtë dimër. Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 12 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është vënë në radarin e trajnerit Espirito Santo. 25-vjeçari aktualisht po luan te Sparta Praga, duke iu bashkuar atyre verën e kaluar nga Rapid Bukureshti. Është pohuar se West Ham e admiron Rrahmanin, por ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për ta blerë atë. /Telegrafi/