Një debat u zhvillua mes banorëve të BBVA-së lidhur me çështjen e ndarjes së krevateve, situatë kjo që e la Selinën të pakënaqur. Si pasojë e kësaj, gjatë prime-it reagoi Mal Retkoceri, i cili iu drejtua Selinës duke i thënë se, nëse kjo situatë për të ishte problematike, pse e kishte lejuar Mirin t’i prekte flokët. “Nëse po ankohesh që të ka ra me flejtë bashkë me të pse po e lejon një burrë me të prekë qashtu. Pak prekje të tepërta kenë. Nuk e paska pas problem se si po shtiret. Nëse e ke pas aq shumë me flejtë me Mirin pse e lejove me të prek qashtu, me t’i prekë flokët”, i reagoi Mali. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Më pas, në studio u tha se Selina nuk po tregohej koherente mes veprimeve të saj dhe asaj që deklaronte. Pas diskutimit, Selina sqaroi se pakënaqësia e saj nuk kishte të bënte me personin konkret, por me faktin pse duhej që një vajzë dhe një djalë të flinin bashkë.