Armela Hyseni banorja më e re e edicionit të pestë të BBVA-së

Armela Hyseni është banorja më e re e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Siç tha Ledion Liço gjatë prezantimit të saj, Armela ka qenë pjesë e spektaklit Big Brother 9, në formatin ku luhej loja me çifte. Ajo do t’i bashkohet banorëve të tjerë të këtij spektakli në garën për çmimin e madh. “Arsyeja pse po hyj për herë të dytë është se herën e parë kam hyrë për ta provuar veten derisa kësaj radhe po hyj do të marrë atë që nuk e mora herën e parë”, ka deklaruar ajo në klipin prezantues. Armela është banorja e dytë që i bashkohet spektaklit në prime-in e sotëm, pas hyrjes së Stenaldo Mëhilli. Edhe dy banorë të tjerë do të hyjnë sonte në BBVA.