Arsenali mposht Crystal Palacen pas penalltive dhe siguron gjysmëfinalen në Carabao Cup

Arsenal siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Carabao Cup pas një ndeshjeje dramatike ndaj Crystal Palace, e cila u vendos vetëm pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Mikel Artetës, me Noni Madueke që krijoi disa raste të pastra shënimi. Portieri i Palace, Ëalter Benítez, ishte vendimtar me pritje të njëpasnjëshme, duke e mbajtur rezultatin të pandryshuar deri në pushim. Edhe Riccardo Calafiori ishte pranë golit, por tentativa e tij përfundoi mbi traversë. Në pjesën e dytë, presioni i Arsenalit u konkretizua në minutën e 80-të, kur Maxence Lacroix devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje këndi, duke i dhënë epërsinë vendasve prej 1-0. Arsenal ishte pranë golit të dytë menjëherë pas kësaj, por Gabriel Jesus u ndal sërish nga një pritje spektakolare e Benitez. Kur dukej se ndeshja po mbyllej në favor të Arsenalit, Crystal Palace reagoi në kohën shtesë. Në minutën e 95-të, Marc Guéhi shënoi nga brenda zonës, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e çuar takimin në penallti. Në minutat e fundit të lojës, Declan Rice ishte shumë pranë golit të fitores për Arsenalin, por Benitez realizoi një tjetër pritje vendimtare, duke e dërguar ndeshjen drejt penalltive. Nga pika e bardhë, Arsenal u tregua më i saktë dhe më i qetë. Vendimtar ishte portieri Kepa Arrizabalaga, i cili priti penalltinë e Maxence Lacroix, duke i dhënë kualifikimin tutje skuadrës së tij./ Telegrafi /