Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, derisa sot iu bashkua konkurrentëve të tjerë në garën për çmimin e madh. Juxhini, i cili vjen nga qyteti i Korçës, e ka nisur karrierën që në moshë shumë të vogël. “Vendosa të hyj në Big Brother sepse çdo mundësi të madhe që më kanë sjellë në jetë jam munduar të pranojë. E konsiderojë si lojë, nuk dua të marrë gjë seriozisht. Jam i gatshëm që tani për një romancë”, u shpreh ai. Përveç Juxhinit, banorët të cilët kanë hyrë në prime-in e sotëm të Big Brother VIP Albania, janë edhe Stenaldo Mëhilli dhe Armela Hyseni.