Janë publikuar imazhe të reja të pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein. Ato janë përfshirë në fletët fotografike të lëshuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nga Qendra Korrektuese Metropolitane në New York, të datës 23 korrik 2019. Një imazh tregon fytyrën e Epsteinit përballë, duke veshur atë që duket të jetë një bluzë e kaltër, raporton skynews. Një tjetër imazh e shfaq Epsteinin me duar të shtrira, ndërsa një i tretë kap pjesën e pasme të kokës dhe qafës së tij. Lloji i incidentit që po hetohet është regjistruar si një "mundësi për vetëvrasje", dhe thuhet se ka ndodhur në njësinë speciale të strehimit të qendrës. Publikohen dokumente të reja të Jeffrey Epstein - përmendet sjellja e Trumpit ndaj vajzave Incidenti ndodhi në orën 1:27 të mëngjesit, ndërsa secila nga fotografitë u bë pak më pak se gjysmë ore më vonë, në orën 1:45. Emri i fotografit është fshirë. Ndryshe, pedofili Epstein kreu vetëvrasje në burg më 10 gusht të vitit 2019. /Telegrafi/