Sot luhet derbi Drita - Prishtina, ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Superligë

Drita dhe Prishtina sot do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor. Ndeshja e mbetur pa u zhvilluar nga xhiro 13, do të luhet sot në Gjilan me fillim nga ora 13:00. Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon këndellje pasi ka katër ndeshje në Superligë pa fitore. Në anën tjetër Prishtina pasi i dha fund serisë negative të rezultateve, kërkon të vazhdojë me fitore edhe në sfidën ndaj Dritës. Drita aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë, derisa Prishtina është e dyta me 30 sosh. /Telegrafi/