Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte mysafir në shtëpinë e Ilaz Pirevës. Si bashkëveprimtar i Adem Demaçit, për Kurtin ai mbetet një nga personalitetet më të qëndrueshme të rezistencës kombëtare. Albanolog i përkushtuar, Pireva luajti rol të rëndësishëm në organizimin e demonstratave studentore të vitit 1968, ku kërkesat për Universitet dhe Vetëvendosje u shndërruan në parullat qendrore të saj, kujtoi Kryeministri. Ai ishte katër herë i burgosur politik, por nuk u zmbraps asnjëherë nga qëllimi i tij i drejtë në shërbim të Kosovës. Në postimin e tij në Facebook, Kurti shtoi se Ilaz Pireve shërbeu edhe si kryetar i Komunës së Podujevës pas luftës, poashtu edhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai takoi edhe Skënder Muçollin, student dhe aktivist politik në demonstratat e vitit 1968. Sipas Kryeministrit, që të dy, bashkë me shumë studentë të tjerë të asaj kohe, ndërtuan themelet e rrugës së rezistencës, si trashëgimi edhe e brezave pas tyre.