Alban Zogaj ka deklaruar se zhvillimi ekonomik për qytetarin e zakonshëm nënkupton më shumë se rritje statistikore. Sipas tij, zhvillimi duhet të reflektohet në punësim më të madh, të ardhura më të larta dhe shërbime publike më cilësore. Ai ka theksuar se infrastruktura rrugore, shëndetësia, sporti dhe kultura janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit ekonomik, duke shtuar se Kosova duhet të afrohet më shumë me standardet evropiane të jetesës. Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj.