Britanikja i vihet pas “grinçit” që vjedh dekorimet e Krishtlindjeve, kamera e sigurisë regjistron gjithçka

Ky është momenti tronditës kur një burrë u filmua duke 'vjedhur dekorimet e Krishtlindjeve të një familjeje' në Britani të Madhe - përpara se një nënë me pizhame ta ndiqte. Kamera e sigurisë në derën e shtëpisë së Charlotte Freeman-Laurence kapi një 'hajdut', të veshur me të zeza, duke vrapuar me kutinë e saj postare gjigante me temë Babadimri, transmeton Telegrafi. Duke e parë atë, menaxherja e NHS vrapoi pas hajnit, pastaj hipi në makinën e saj kur kuptoi se nuk mund ta ndalte - ai po ngiste një skuter. 42-vjeçarja nga Dorset më vonë e rimori sendin dhe e ndau pamjen në internet për të ndihmuar në gjurmimin e fajtorit, transmeton Telegrafi. Pasi i dha detaje policisë, ajo thotë se oficerët arritën gjithashtu të rikuperonin arrëthyesin e saj të humbur prej 150 funtesh, i cili ishte vjedhur ditë më parë. /Telegrafi/