SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç. Nga atje thonë se mjekët kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune. “Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/