Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Osmani në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë uron paqe, dashuri e shëndet në familje. “Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/