“Dosja gjendet në SPAK”, Berisha: Regjistrimet ambientale dëshmojnë se Linda Rama është padrone e tenderave te AKSHI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se regjistrime ambientale të biznesmenit Gerond Meçe dëshmojnë, sipas tij, se bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është “padronia e tenderave në AKSHI”. Gjatë një deklarate publike, Berisha tha se këto materiale janë bërë publike prej tij rreth dy vite më parë dhe, sipas tij, nuk janë përgënjeshtruar asnjëherë. […]