Kurti: Nga magjistralja e Dukagjinit do të përfitojë edhe Deçani

Kandidati për kryeministër, nga LVV, Albi Kurti, mbajti një takim të përzemërt me qytetarë, mërgimtarë, studentë dhe punëtorë të komunës së Deçanit. U diskutua për çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt zhvillimin e kësaj komune. Ai vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e Deçanit në rrugën drejt fitores së 28 dhjetorit. Ndër zotimet kyçe që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në infrastrukturë dhe arsimi edhe për qytetarët e kësaj komune, janë ndërtimi i magjistrales së Dukagjinit që do të kalojë edhe nëpër Deçan, si dhe zbatimi i programit të bursave “Mobiliteti për studentë”, program ky i cili do të mbështesë financiarisht studentët në bazë të distancës mes vendbanimit dhe universiteti ku do të studiojnë.