Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në pikat kufitare. Në pikat e ndryshme kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje për automjetet varion kryesisht nga 1 deri në 60 minuta. Pika kufitare në Dheu i Bardhë regjistron një pritje prej 1 orë për hyrje dhe 20 minuta për dalje. Kolona e automjeteve në hyrje arrin 500 metra. Edhe në Jarinje pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë 40-45 minuta, ndërkaq nuk raportohen kolona. Pikat e tjera pritjet janë minimale si në hyrje ashtu edhe në dalje. Informatat më të detajuara i gjeni KËTU . /Telegrafi/