“Shatërvanë spektakolarë” lave të ndezur shpërthyen nga vullkani Kīlauea në Hawaii të martën, më 23 dhjetor. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lava nga gryka jugore u ngrit deri në 420 metra në ajër, ndërsa nga gryka veriore arriti rreth 280 metra. Ngjarja u klasifikua si Episodi 39 i aktivitetit vullkanik. On the first anniversary of the start of the current summit eruption (Episode 1), lava is fountaining once again at Kīlauea (Hawaiʻi ) -- Episode 39 has begun! The episode began at about 8:10 p.m. HST. Both the north and south vent are fountaining. As of about 8:45 p.m., lava… pic.twitter.com/kxO7Lf7NsI — USGS Volcanoes (@USGSVolcanoes) December 24, 2025 Shpërthimi përfundoi papritur më 24 dhjetor, pas gati gjashtë orësh aktivitet të pandërprerë. BREAKING: Episode 39 of Kilauea’s ongoing eruption has begun. pic.twitter.com/PumM5qQMz0 — Volcaholic (@volcaholic1) December 24, 2025 Gjatë kësaj kohe, vlerësohet se u hodhën rreth 10 milionë metra kub lavë. Kīlauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe po përjeton një periudhë shpërthimesh që ka rreth një vit që vazhdon. /Telegrafi/