AKU Tiranë bllokon 5 ton djathë  dhe 944 kg fileto pule

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë të llojit Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule. A2 CNN raporton se masat janë marrë për shkak të mungesës së kundra-etiketave në gjuhën shqipe, duke mos respektuar kërkesat ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore. Subjekti përgjegjës është penalizuar gjithashtu me një masë administrative gjobe për veprimet në kundërshtim me ligjin.