Senatorët demokratë i kanë kërkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të anulojë tërheqjen e rreth 30 diplomatëve. Ata kanë theksuar se një veprim i tillë krijon shumë boshllëk dhe u lejon kundërshtarëve të SHBA-së, si Rusia dhe Kina, të zgjerojnë ndikimin e tyre. Administrata Trump ditët e fundit ka urdhëruar që një sërë diplomatë karriere që shërbejnë në Evropë, Azi, Afrikë […]