Pas publikimit të mini-albumit të tij, artisti i ri Lisi ka sjellë së fundmi këngën më të re, të titulluar “Qyqek”. Ai prezantoi një version të ripërpunuar të këngës së famshme “Qyqek”, ku bashkoi refrenin e këngës origjinale me pjesë të reja të krijuara nga vetë ai. Rezultati është një version tejet interesant, ku zëri i artistit dallohet qartë. Përveç këngës, Lisi realizoi edhe një videoklip, i cili dallohej për veçantinë e tij vizuale. Kjo këngë e re vjen pas suksesit të mini-albumit të tij “Lisi”, që përmban tetë këngë të reja, secila me atmosferë dhe përmbajtje të veçantë. Në realizimin e projektit, Lisi ka bashkëpunuar me producentin Qelik Lipa, ndërsa vetë artisti ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt edhe në shkrimin e teksteve, duke i dhënë EP-së një dimension personal dhe të sinqertë.