Galatasaray po e kërkon Calhanoglun me ngulm, Interi i vendos çmimin yllit turk

Me afrimin e afatit kalimtar dimëror, përsëri po qarkullojnë thashetheme rreth disa prej lojtarëve kryesorë të Interit, të cilët mbeten në listat e dëshirave të klubeve në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Ndër ta është Hakan Calhanoglu, i cili lidhej shumë me Galatasaray verën e kaluar. Sipas Turkiye Gazetesi , bisedimet midis Galatasaray dhe Interit duket se janë rikthyer. Galatasaray po planifikon për sezonin e ardhshëm, duke shpresuar të përfitojë nga kontrata e Calhanoglut, e cila skadon në 2027. Klubi i Serie A do të përballet me një zgjedhje: ose të negociojë një zgjatje kontrate, ose të pranojë që afati i ardhshëm kalimtar mund të jetë mundësia e fundit për të përfituar nga mesfushori. Inter janë të vetëdijshëm për interesin, por ende e konsiderojnë Calhanoglu-n pjesë kyçe të skemës së tyre taktike. Pavarësisht se mesfushori turk do të mbushë 32 vjet në shkurt, ‘Nerazzurri’ nuk kanë asnjë qëllim ta shesin për më pak se 25-30 milionë euro, vlera që ata i japin lojtarit të tyre kreativ./ Telegrafi /