Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës, është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane të mëdha, por kushdo që dëshiron shërbimet e tij duhet të jetë gati të paguajë një shumë të konsiderueshme. Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur për “Arma Sports TV” dhe “CaughtOffside”, Hoffenheim ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh për 23-vjeçarin. Asllani konsiderohet si një nga zëvendësuesit kryesorë të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona, pasi veterani polak pritet të largohet në verë. Më parë u raportua se sulmuesi kosovar kishte një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por me rinovimin e kontratës së tij, kjo klauzolë është hequr, duke rritur kështu kërkesën për të transferuar Asllanin. Përveç Barcelonës, interesim për Asllanin ka shfaqur edhe Bayern Munich dhe dy klube nga Liga Premier, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë. /Telegrafi/