Forester i së ardhmes? Fansat krijojnë konceptet, Subaru pret votat

Subaru ka nisur një iniciativë të pazakontë për të imagjinuar të ardhmen e modelit Forester, duke përfshirë fansat dhe mjetet e inteligjencës artificiale në proces. Gjatë “Subaru School Festival 2025” në Japoni, pjesëmarrësit krijuan konceptet e tyre futuriste për Forester-in me ndihmën e AI-së. Nga dhjetëra propozime, kompania përzgjodhi 10 më të votuarit dhe i hapi për votim në komunitetin online të Subaru. Konceptet variojnë nga dizajne të qeta dhe të besueshme si “Strength is Power”, deri tek modele më ekstreme si “Jungle Caveman”, “Chocolate Banana” dhe “Cucumber House”. Disa prej tyre duken nostalgjike, të tjera futuriste, e disa krejtësisht të çuditshme. Votimi është i hapur vetëm për përdoruesit e regjistruar me Subaru ID. /Telegrafi/