Një burrë në Kroaci po ngiste biçikletë dhe mbante në çantën e shpinës mbante një derr të vogël

Një skenë e pazakontë e filmuar pranë Viroviticës, Kroaci, është bërë virale në Facebook. Në një faqe u publikua fotografia e një burri që po udhëtonte me biçikletë, ndërsa në shpinë mbante një çantë shpine nga i cili dukej një derr i vogël. Për më tepër, ai kishte veshur edhe një kapelë të Babagjyshit të Vitit të Ri, duke i dhënë skenës një frymë festive. Fotografia mblodhi mbi gjashtë mijë pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive. Shumë përdorues e vlerësuan kreativitetin dhe përkushtimin e tij ndaj familjes. Për komentuesit, kjo ishte një dëshmi se “ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”. /Telegrafi/