Ahmeti: Para një viti e gjysmë Maqedoninë e lash me kryeministër shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet, por deklaroi se shpallja e tij si lider të shqiptarëve është epiteti i thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare. “Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë kombit shqiptar të shekullit 20 e fillim shekullit 21”, tha Ahmeti. Ai tha se nuk është e rëndësishme se si ai ndjehet, por e rëndësishme është si e vlerësojnë shqiptarët. “Maqedoninë e kam gjet me shqiptarë të pushtuar e kam gjet me shqiptarë me shqiptarë të diskriminuar, e kam gjet me të vrarë për flamur, e kam gjet me të vrarë për arsim të lartë dhe Marrëveshja e Ohrit vendosi gurthemelin e shtetësisë të shqiptarëve, dhe kjo marrëveshje nuk do të bëheshte pa kryengritje të shqiptarëve pa luftarët e UÇK-së. Sot, shqiptarët i kanë vlerat e veta këtu por këto vlera dhe ky gjak i derdhur duhet të mbrohet nga çdo shqiptarë jo vetëm nga agta të cilët organizuan ndryshimin e statusin politik e juridik, jo vetëm nga pjesëtarët e UCK-së”, deklaroi Ahmeti. Ahmeti tha se ai para një viti e gjysmë Maqedoninë e ka lënë me kryeministër shqiptar.