Rayan është pa dyshim një nga talentet më premtuese të futbollit brazilian në vitin 2025. Sulmuesi i Vasco da Gamës shkëlqeu veçanërisht në fund të sezonit, duke qenë një nga faktorët kryesorë që i solli klubit të tij titullin e Kupës kundër Corinthians. Paraqitijet e tij kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munich dhe Zenit, i cili ka dërguar një ofertë konkrete prej 31 milionë eurosh. Megjithatë, klubi i Rio de Janeiro nuk po shqyrton largimin e Rayan për më pak se 50 milionë euro, duke treguar vendosmërinë për ta mbajtur yllin e tyre të ri. Kontrata e re dhe klauzola rekord Për të shmangur largimin e parakohshëm të talentit, Vasco ia zgjati kontratën Rayanit deri në vitin 2028 dhe e rriti klauzolën e lirimit në 80 milionë euro. Ky veprim ka bërë që shumica e klubeve të interesuara të tërhiqen, ndërsa Vasco shpreson që një shitje e mundshme në të ardhmen të sigurojë një rekord financiar dhe të rrisë ambiciet e klubit për vitin 2026. Për krahasim, transferimi më i shtrenjtë i Vasco deri tani ishte ai i Paulinhos te Bayer Leverkusen për 18.5 milionë euro, ndërsa Andrey Santos u shit te Chelsea për 12.5 milionë euro. Shitja e Rayan do të tejkalonte këto shuma shumëfish. Sezoni i jashtëzakonshëm i Ryan Rayan ka pasur një sezon të shkëlqyer. Ai shënoi 5 gola në Kupën e Brazilit, duke qenë golashënuesi më i mirë i turneut, ndërsa në kampionatin Brasileirão realizoi 14 gola, duke u renditur vetëm pas lojtarëve të provuar si Vitor Roque, De Arrascaeta dhe Kai Jorge. Viti për Ryanin nisi në mënyrë perfekte me fitimin e Kampionatit të Amerikës së Jugut nën 20 vjeç, ku shënoi dy gola. Me kalimin e muajve, ai u përmirësua në të gjitha aspektet e lojës – nga gjendja fizike dhe shpejtësia, te vetëbesimi dhe ekzekutimi. Sot, Rayan konsiderohet një sulmues i kompletuar, gati për sfidat më të mëdha në arenën evropiane. /Telegrafi/