Arrestohet 21-vjeçari në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vjedhje të rënda nga automjetet

Një 21-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, i dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas policisë, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku nga tetë automjete të ndryshme janë vjedhur mjete pune dhe gjësende të tjera. Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit, E.H., hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune dhe sende të vjedhura, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve të tyre. Personi i dyshuar, mashkull 21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë. Policia ka bërë të ditur se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve.