Kanali zyrtar në YouTube i Trabzonsporit ka publikuar një video me titull 'Një ditë nga jeta e Andre Onana', e dedikuar portierit të huazuar nga Manchester United. Në një nga deklaratat e tij në video, portieri duket se lë të kuptohet se do të dëshironte të qëndronte te klubi turk edhe përtej këtij sezoni. “Jam shumë i lumtur, më besoni. Po jetoj periudhën më të mirë të jetës sime. Nuk kam për çfarë të ankohem, jam shumë i lumtur që jam këtu”. “Ndonjëherë jam duke vozitur dhe një makinë më pret rrugën. ‘Onana, ndalo, dua një foto’. Mendoj me vete: ‘Po, por këtë mund ta bëjmë edhe në një mënyrë tjetër’. Por kur më shohin, ata janë të lumtur, dhe po ashtu edhe unë”. “Në fillim ishte e vështirë, por tani e kuptoj. Ata janë njerëzit e mi, i dua dhe e dua këtë ndjenjë. Sepse janë shumë pasionantë”. “Është diçka e mrekullueshme. Është diçka që nuk mund ta përshkruash nëse nuk je këtu”. “Por koha që kam kaluar këtu ka qenë perfekte për mua. Jam i lumtur që jam këtu. Është një stil jete ndryshe, por është i shkëlqyer. Vërtet i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm”, ka deklaruar ai./ Telegrafi /