Aktori i Hollivudit, Leonardo DiCaprio, kohët e fundit kujtoi situatën kur Brad Pitt takoi prindërit e tij. Në një intervistë për Time, aktori 51-vjeçar kujtoi një situatë të lezetshme nga xhirimet e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”, kur Brad Pitt takoi prindërit e tij, George DiCaprio dhe Peggy Ann Farrar. "Njerka ime është një ndjekëse e Sikhizmit. Babai im vjen nga kundërkultura hipi, është rritur në San Francisko dhe Los Angeles, ka kaluar kohë me shumë njerëz nga lëvizja e artit underground në Los Angeles në vitet '70", tha ai në fillim për të shpjeguar pse Brad Pitt ishte i hutuar kur takoi prindërit e tij. "Më kujtohet ai moment kur po dilnim nga Musso & Frank's në Hollywood Boulevard, dhe i thashë Brad Pitt-it: 'Ky është babai im dhe kjo është njerka ime.' Dhe ai tha: 'Po, sigurisht.' Unë thashë: 'Jo, janë ata.' Ai tha: 'Po, sigurisht,'" kujtoi DiCaprio duke qeshur. Foto: EPA-EFE Aktori më pas deklaroi se ishte në dijeni që prindërit e tij dukeshin vërtet sikur ishin figurantë në filmin "Once Upon a Time in Hollywood". "Mendova, 'E di që duken si figurantë në këtë film, por në të vërtetë janë ata. Kështu vishen çdo ditë.' Ishte një moment i pabesueshëm. Nuk do ta harroj kurrë", shtoi DiCaprio. "Once Upon a Time in Hollywood" (2019) është filmi i nëntë i shkruar dhe i drejtuar nga Quentin Tarantino. Është një komedi-dramë e vendosur në Los Angeles në vitin 1969 që shërben si një "letër dashurie" për momentet e fundit të epokës së artë të Hollywood-it. /Telegrafi/